
Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, pasi një grup protestuesish tentoi të largojë gardhin metalik të vendosur nga Policia e Shtetit. Forcat e rendit ndërhynë për të ndaluar protestuesit, ndërsa gjatë përplasjes është përdorur sprej irritues.
Tensionet janë rritur para godinës së Kuvendit, ku protesta e nisur paraditen e sotme ka degjeneruar në përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, një grup protestuesish tentoi të heqë gardhin metalik të vendosur përreth Parlamentit, me synimin për t’iu afruar godinës së Kuvendit.
Forcat e policisë ndërhynë për t’i penguar protestuesit të kalonin kordonin e sigurisë, ndërsa gjatë përplasjes është përdorur sprej irritues për të shpërndarë turmën.
Në zonë vijojnë momentet e tensionit, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit mbi incidentin dhe përdorimin e sprejit.
Tempull.com po ndjek zhvillimet në kohë reale dhe do ta përditësojë lajmin me çdo informacion të ri nga terreni.
