Shpërthim me tritol në Vlorë, hidhet në erë një lokal gjatë natës – faxweb



Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në një lokal në Vlorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00, ku sipas të dhënave paraprake, në ambientet e biznesit është vendosur një sasi lënde plasëse, e dyshuar tritol.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar ambientet e lokalit, ndërsa dëme ka pësuar edhe një automjet i parkuar pranë biznesit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës dhe grupi hetimor, të cilët kryen veprimet e para procedurale dhe nisën këqyrjen e zonës për grumbullimin e provave.

Hetimet janë përqendruar në identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe në zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të shpërthimit.

Policia vijon punën për dokumentimin e ngjarjes, ndërsa deri në këtë fazë konfirmohet se dëmet janë vetëm materiale.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *