Masa të shtuara sigurie pranë Kuvendit, policia rrethon zonën me gardhe metalike – faxweb



Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë pranë Kuvendit të Shqipërisë, duke vendosur gardhe metalike në zonën e pedonales së Tiranës, përpara protestës së paralajmëruar. Në disa segmente, qytetarëve u është kufizuar kalimi, ndërsa efektivët janë vendosur në gatishmëri.

Pak orë përpara zhvillimit të protestës pranë Kuvendit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa të shtuara sigurie në qendër të Tiranës.

Zona pranë Kuvendit është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa në disa pjesë të pedonales është kufizuar kalimi i qytetarëve. Masat vijnë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së mëparshme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Në protestën e kaluar u hodhën vezë në drejtim të godinës së Kuvendit, ndërsa pati edhe momente tensioni gjatë shoqërimit të disa protestuesve nga efektivët e policisë.

Edhe këtë të enjte, uniformat blu janë vendosur në gatishmëri për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protesta do të zhvillohet pa incidente apo do të ketë përshkallëzim të situatës.

Policia nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me planin e masave të marra për mbarëvajtjen e protestës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *